Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetaksidenti në Shalë të Lipjanit, po hetohet vdekja e 48-vjeçarit

NULL NULL
22.06.2025 20:34
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një 48 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Shalë të Lipjanit.

Dyshohet se viktima ishte rrokullisur me motoçikletë në oborrin e shtëpisë së tij.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv. ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shalë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 48 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF Komoran. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë“, deklaroi Ahmeti për Klankosova.tv.

Për ngjarjen tragjike më herët ka raportuar edhe Klankosova.tv.

Vetaksident me fatalitet në Shalë të Drenasit

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.