Vetaksidenti në Batllavë, një nga të lënduarit në gjendje të rëndë NULL NULL 07.07.2025 13:52 07.07.2025 13:52 Një grua është në gjendje shumë të rëndë si pasojë e një vetaskidenti me katër të lënduar në Batllavë të Podujevës. Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla për Klankosova.tv tha se ekipi e mjekëve janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe janë duke kryer të gjitha ekzaminimet. Ai shton se tre të lënduarit e tjerë nga ky vetaksident janë në gjendje stabile. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 10:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Batllavë të Podujevës. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një veture dhe për pasojë katër persona janë lënduar. Të njëjtit kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në përgjigjen e Borovcit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 1 orë më parë