Vetaksidenti me fatalitet në Treboviq të Pejës, policia jep detaje NULL NULL 02.07.2025 07:30 02.07.2025 07:30 Foto ilustrim Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës. Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejë, Fadil Gashi. “Fillimisht tre persona janë lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 00:02, në fshatin Treboviq, e më pas njëri prej tyre nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, deklaroi Gashi. “Derisa dy të lënduarit e tjerë fillimisht janë trajtuar në Emergjencën e spitalit rajonal dhe më pas janë dërguar për në QKUK. Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur pasi vetura ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një muri në anën tjetër të rrugës”, theksoi ai për Klankosova.tv. “Hetimet lidhur me rastin po zhvillohen nga hetuesit e aksidenteve”, përfundoi zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë. Vetaksident me fatalitet në Pejë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025