Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohet vozitësi NULL NULL 21.03.2025 21:21 21.03.2025 21:21 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit. Si pasojë është lënduar ngasësi i makinës. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli shtoi se i lënduari është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt. “Vetaksidenti ka ndodhur në ora 19:40 në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, vendi i quajtur “Kulla me qeshme”. Një veturë e përfshirë me targa vendore me ngasës mashkull kosovar, i cili është lënduar dhe është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt”, tha Veseli.