Veshjet që e vërtetojnë se Princesha Diana ishte e dashuruar me ngjyrën rozë (FOTO) NULL NULL 04.07.2021 20:01 04.07.2021 20:01 Nuanca rozë ka qenë pjesë e veshjeve të shumëta të Princeshës Diana. Kjo ngjyrë është njëra nga të preferuarat e saj, të cilën e kishte edhe në rrobat që qëndronte në shtëpi por edhe me ato të cilat dilte jashtë. Ajo me ngjyrë rozë ishte veshur në një paraqitje në Itali në vitin 1985, po ashtu edhe në një darkë në hotelin Breakers në SHBA në po të njëjtin vit. Këtu më poshtë i keni paraqitjet e Dukeshës së Uellsit kur ishte e veshur me ngjyrë rozë: ‘Lady Diana’ e veshur me një xhemper rozë dhe pantallona me katror me po të njëjtën ngjyrë, e ulur jashtë shtëpisë së saj në vitin 1986. Princesha Diana në vizitë zyrtare në Argjentinë me një kostum ngjyrë rozë, viti 1995. Princesha e Uellsit në drekën e trajnerëve të ‘Sunshine’ në Londër e veshur me një fustan me pika, të zbukuruar me një kapelë rozë, 1997. Diana gjatë vizitës së saj në Itali në vitin 1985 e veshur me një fustan të Donald Campbell. Princesha në një darkë të drejtuar nga presidenti i Pakistanit në vitin 1991. Diana në një darkë në hotelin Breakers në SHBA me Princin Charles në vitin 1985. Diana, Princesha e Uellsit, e veshur me një kostum të materialit të leshit derisa merr pjesë në ceremoninë e Urdhrit Garter në Kështjellën Windsor, 1993, shkruan BrightSide, transmeton Klankosova.tv.