Veshja milionëshe e Ramës (foto) NULL NULL 30.04.2015 15:04 30.04.2015 15:04 Që kryeministri shqiptar është një mashkull që vishet me shije, për këtë nuk asnjë dyshim. Siç nuk ka dyshim gjithashtu që kjo shije e tij është e kushtueshme, shumë e kushtueshme.Kravatat plot fantazi, të zgjedhura e përzgjedhura sipas eventeve ku merr pjesë i pari i qeverisë, janë kthyer tashmë në shenjën e vetme ekstravagante të artistit që u bë politikan. Kreministri i Shqipërisë, Edi Rama, harxhon rreth 40 mijë euro në vit vetëm për kravata. Ndërsa kostumet, kryeministri shqiptar i preferon me tri pjesë, me copë të veçantë nga markat më të shtrenjta të botës dhe sigurisht të qepura me porosi sipas përmasave, “su misura”. Për këtë, një rrobaqepës personal merr rrugën në mënyrë periodike nga Milano dhe vjen në Tiranë për t’i marrë masat shefit të qeverisë shqiptare sipas ndryshimeve që pëson fiziku i tij. Kjo porosi e veçantë e kryeministrit shqiptar llogaritet në disa mijëra euro vetëm për një kostum të vetëm. Llogaritë mund t’i bëjë kushdo. Duke patur parasysh rrogën e kryeministrit shqiptar dhe deklarimin e tij të pasurisë, i bie që ai këto miliona që harxhon për dukjen elegante dhe plot shije, i merr ose nga taksat e qytetarëve shqiptarë ose ia dhuron dikush në mënyrë të paligjshme, përsa kohë që një gjë e tillë nuk është e deklaruar në institucionet përkatëse, shkruan Lapsi.al Më poshtë disa foto ku bien në sy kravatat unikale dhe kostumet tri pjesëshe, të qepura me porosi në Itali, të kryeministrit të Shqipërisë. /lapsi.al/ Add new comment Your name Subject Comment * CAPTCHA This question is for testing whether or not you are a human visitor and to prevent automated spam submissions. Privacy & Terms *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Në 82-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit, organizohen aktivitete përkujtimore 46 minuta më parë