Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veseli u premton një milion euro futbollistëve nëse kualifikohen në Europian

NULL NULL
18.03.2019 19:02

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takuar lojtarët e Kombëtares së Kosovës në futboll, në grumbullimin e parë të tyre para ndeshjeve të radhës për kualifikim në Euro 2020.

Gjatë vizitës në stadiumin “Fadil Vokrri”, Veseli  u ka premtuar futbollistëve të Kosovës një milion euro nëse arrijnë të kualifikohen në Kampionatin Europian.

“Këta djem janë krenaria jonë, këta po e bëjnë historinë, po tregojnë atë që jemi ne duke luajtur një lojë të pastër. E natyrshme që tani rritet konkurrenca por rritet edhe përkushtimi i këtyre djemve, presim edhe kualifikimin në Kampionatin Evropian”.

“Ne si politikë do t’i kryejmë premtimet tona, do t’i realizojmë. Që në fillim të kualifikimeve kam premtuar një milionë euro, vetëm gjysmë milion euro janë dhënë. Gjersa premia për një milion euro, do të jetë, jam shumë i sigurt, te këta djelmosha në momentin e kualifikimit, kjo do të jetë shumë e shpejtë”.

“Ndërsa në korrik fillojmë edhe me ndërtimin e Stadiumit Kombëtar i cili do të jetë më i bukuri në rajon dhe ndër më të mirët në Evropë. Gjatë verës do të fillojmë me përhajër për Stadiumin Kombëtar”.

“Sa i përket basketbollit, gjatë vitit të ardhshëm pritet të fillojë ndërtimi i një salle e cila do të jetë ndër më të mirat në Ballkan”.

“Ne politikanët duhet që ta përcjellim shembullin e sportistëve”.

Kryeparlamentari veshi edhe fanellën e re të Kombëtares së Kosovës, ndërsa tha se ndihet krenar me lojën dhe zemrën e madhe që tregojnë në fushë lojtarët e Kosovës.

“Ne jemi shumë krenarë me suksesin e arritur deri më tani, por mbi të gjitha jemi krenarë me vullnetin dhe zemrën e tyre të madhe, për t’i sjellë edhe më shumë suksese vendit tonë”.

klankosova.tv

lajme të ngjashme