Veseli: Thaçi së shpejti president NULL NULL 16.05.2015 11:54 16.05.2015 11:54 Partia Demokratike e Kosovës shumë shpejt do të kurorëzojë edhe një nga fitoret e mëdha, e cila do të jetë fitore historike e PDK-së, një garë të cilën do ta kemi shumë shpejt për zgjedhjen e presidentit në mënyrë të drejtpërdrejt nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi. Këto komente i bëri nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli në Kuvendin e IV-të zgjedhor të Gruas Demokratike të PDK-së. Kurse, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, foli për rolin e gruas në shoqëri. Ai i quajti ato si organizata më e fuqishme e gruas. “Ju jeni organizata më e fuqishme e gruas jo vetëm në kuadër të organizimeve politike në Kosovë por edhe në rajon. Ju keni udhëhequr një organizatë të gruas që ka shënuar suksese të njëpasnjëshme dhe keni dhënë kontribut për fitoret e njëpasnjëshme të PDK-së”, ka thënë Thaçi. Ai tha se PDK do të vazhdojë të ketë rol prirës në skenën politike në vend. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPK konfirmon raportimin e Klankosova.tv për ndalimin e pesë ndalimin e pesë zyrtarëve policorë në rastin e 27 vjeçarit 47 sekonda më parë
Kosova Lladrovci: Sami Lushtaku na sulmoi nën brez, tha që e çuam Thaçin në Hagë (VIDEO) 25 minuta më parë