Veseli takon kryesuesin e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë NULL NULL 07/09/2018 07/09/2018 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim kryesuesin e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Kombëtare të Francës, Bruno Questel. Në këtë takim, Veseli tha se kanë diskutuar për agjendën evropiane të Kosovës dhe reformat e rëndësishme që po bën Kosova në shumë fusha. “Franca mbetet një mbështetëse e fuqishme e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe procesin e dialogut me Serbinë”, ka thënë Veseli në një postim në faqen e tij në Facebook.
Uncategorized Osmani: Shqipëria gjithmonë ka qenë zëri ynë, aty ku ne nuk jemi të përfaqësuar 2 minuta më parë