Veseli: Si kryeministër i ardhshëm do t’i kem prioritet monumentet fetare NULL NULL 14.08.2019 20:41 14.08.2019 20:41 Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Dragash. Ai në komunën më jugore të Kosovës ka vizituar Xhaminë e Milkës që është ndërtuar më 1928 dhe konsiderohet si xhamia e parë në Ballkan, transmeton Klan Kosova. “Si kryeministër i ardhshëm do e kem prioritet ruajtjen mirëmbajtjen, restaurimin dhe promovimin e monumenteve të vyera si ky. Kosova jonë, edhe pse është territor i vogël, është e pasur në trashëgimi natyrore dhe kulturore dhe ka monumente të rralla si kjo xhami”, ka shkruar ai në Facebook. “Kjo trashëgimi së bashku me mikëpritjen tradicionale të popullit tonë, ofron një potencial të madh për zhvillimin e turizmit në Kosovë i cili është një sektor që në të ardhmen do të hapi shumë vende pune për rininë tonë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.