Veseli: Shkoni në pushime, gjithçka në rrugën e duhur NULL NULL 19.05.2015 12:39 19.05.2015 12:39 Pas takimit të kryesisë së Kuvendit reagoi edhe kryetari Kadri Veseli, i cili i quajti joreale pretendimet e opozitës. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas daljes nga takimi i kryesisë hodhi poshte pretendimet e opzites se me FAK-un po behet pazar. Ai shtoi se këtë fjalë nuk po mund as ta thotë. Veseli foli edhe për Specialen që e quajti të nevojshme për dëshmimin e luftës së pastër të UÇK-së. “Kjo është një sfidë për Kosovën, e cila kërkon unitet nga spektri politik dhe është në rrugën e duhur për ta hequr njollën që i është mveshur luftës së UÇK-së”, raporton Klan Kosova. Për këtë ju bëri me thirrje gazetarëve që të mos shqetësohen për këtë çështje, por të shkojnë në pushime, sepse gjithçka është në rrugën e duhur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.