Veseli përuron fabrikën e paneleve solare në Sllatinë NULL NULL 02.06.2016 18:26 02.06.2016 18:26 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në përurimin e fabrikës së paneleve solare në Sllatinë të Fushë Kosovës që është një investim i përbashkët kosovaro-gjerman. “Investitorët si ju, janë shembulli me i mirë se çfarë i duhet sot Kosovës. Neve na duhet të investojmë në “Greenfield Projekte”, të cilat kanë perspektivë, jo vetëm në Kosovë, por gjithashtu kanë potencial të jashtëzakonshëm për eksport. Kosova ka nevojë për investitorë si ju të cilët investojnë në energjinë e pastër”, ka thënë Veseli, transmeton Klan Kosova. Sipas tij, të tilla investime kanë efekt të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e ambientit dhe zvogëlimin e nivelit të gazrave që vjen nga format tradicionale të prodhimit të energjisë. “Askush më shumë se sa ne në Kosovë nuk e ka ndjerë efektin negativ të ndotjes nga format tradicionale të prodhimit të energjisë”, tha Veseli, për të shtuar se “prodhimi i energjisë solare, në krahasim me metodat tradicionale, ku kryesisht investimi është në makineri intensive, në këtë rast kërkon angazhim të shtuar të fuqisë punëtore, pra vende të reja të punës”. I pari i Kuvendit ka thënë se Kosova ende ka shumë punë për të bërë në përmbushjen e të gjitha kritereve dhe nevojave të investitorëve, mirëpo ajo çfarë mund të garanton është se ai dhe Kuvendi janë një avokat për të gjitha çështjet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 8 minuta më parë