Veseli ngushëllon për vdekjen e Fitnete Ramosajt NULL NULL 05.04.2019 19:27 05.04.2019 19:27 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-luftëtatares së UÇK-së, Fitnete Ramosaj. Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Fitnete Ramosaj do të mbetet gjithmonë shembull i gruas shqiptare, që përkrah burrave, ishte aty ku e kërkonte ëndrra jonë e madhe për liri. “Fitnete Ramosaj, zëri emblematik i luftës sonë çlirimtare, u nda nga ne. Vetëm fizikisht, sepse në kujtesën e bashkëluftëtarëve dhe të mbarë kombit, do të mbetet gjithmonë shembull i gruas shqiptare, që përkrah burrave, ishte aty ku e kërkonte ëndrra jonë e madhe për liri”. “Ngushëllime familjes dhe gjithë bashkëluftëtarëve që patën fatin të luftojnë me të për atdheun tonë”, ka shkruar kryeparlamentari.