Veseli në Rahovec: Qeveria të ndihmojë vreshtarinë dhe prodhimtarinë NULL NULL 31.10.2020 16:25 31.10.2020 16:25 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në qytetin e Rahovecit, ku ka vizituar disa vreshtari dhe prodhimtari të verës. Veseli atyre u tha se do ta kenë mbështetjen e tij dhe se do të avokojë që kërkesat e tyre të dëgjohen, njofton Klan Kosova. Nga atje, kryetari i PDK-së i bëri thirrje edhe Qeverisë që këto prodhimtari të ndihmohen me më shumë fonde dhe subvencione gjatë kësaj periudhe të vështirë të pandemisë. “Këta po e bëjnë punën e tyre, po punojnë dhe po prodhojnë. Prandaj, edhe qeveria duhet që ta bëjë punën e vet dhe të ndihmoj këta njerëz punëtorë përmes fondeve dhe subvencioneve”. Po ashtu, Veseli u ka bërë thirrje edhe të gjithë qytetarëve që sa më shumë të konsumojnë prodhime vendore gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të ndihmohen edhe më shumë prodhuesit kosovarë. “E kemi për obligim gjithmonë, por në veçanti gjatë kësaj periudhe, që të gjithë ne të konsumojmë më shumë produkte vendore”. Prodhuesit i kanë thënë Veselit se konsumimi i produkteve vendore është goditur shumë nga pandemia, megjithatë, ata shtuan po ia dalin të mbijetojnë me vështirësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë