Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veseli, Kurtit: Politika që e promovon ti çoi Astrit Deharin në vdekje

NULL NULL
16.03.2018 17:12

Kryeparlamentari Kadri Veseli e ka akuzuar politikën që sipas tij, e ka promovuar Albin Kurti, për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

“Është e vërtetë që politika e ka çuar në vdekje”, tha Veseli në foltoren e Kuvendit.

“Kam frikë se është një politikë e cila është e pafytyrë. E cila me çdo kusht vetëm pushtetin e do. E cila më së paku i duhet Kosovës”.

“Një politikë të cilën je duke e promovuar ti, Albin Kurti”, i tha Veseli Kurtit.

“Çdo institut ndërkombëtar, çdo shtet që mendoni se është më korrekt sesa Kosova ndaj Astrit Deharit dhe familjes së tij ne do të shkojmë deri në fund për ta gjetur të vërtetën, por kur ajo të dalë, duhet ta pranojmë të gjithë bashkë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.