Veseli e merr ftesën për Hungari NULL NULL 28.05.2015 13:49 28.05.2015 13:49 Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit parlamentar. Veseli theksoi se Kuvendi ka nevojë që të vazhdojë bashkëpunimin me Kuvendin e Hungarisë edhe në të ardhmen, sepse, siç tha ai kjo rrugë është tashmë duke u finalizuar, veçanërisht pasi Kosova arriti Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Ambasadori Markusz, nga ana e tij, shprehu gatishmërinë për të përkrahur punën e parlamentit dhe agjendën legjislative sepse përvoja e Hungarisë në procesin e integrimeve është e vlefshme për Kosovën dhe Kuvendin e saj, transmeton Klan Kosova. Me këtë rast, ambasadori hungarez i dorëzoi kryeparlamentarit kosovar ftesën zyrtare për pjesëmarrje në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Ballkanit perëndimor, që mbahet në Parlamentin e Hungarisë, më 16 tetor 2015, me temën: Bashkimi evropian dhe politikat e sigurisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë