Veseli: Dikush qëllimshëm po e paraqet Kosovën vend të ekstremizmit NULL NULL 02.06.2016 09:51 02.06.2016 09:51 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli , ka thënë se ekstremistët duan ta armiqësojnë botën dhe t’i shkatërrojnë kulturat botërore, këto fjalë i ka thënë në mbylljen konferencës ndërfetare të mbajtur në Prishtinë, “Interfaith Kosova”, njofton Klan Kosova. Veseli ka thënë që religjioni është vlerë dhe jo instrument i ekstremistëve . “Ata duan një botë të armiqësuar në mes kulturave dhe vendeve, një botë të kaosit ku të drejtat e njeriut e humbin peshën dhe vlerën e tyre. Është koha që edhe më shumë të bashkohemi rreth vlerave tona liberale dhe demokratike. Është koha që t’ju tregojmë ekstremistëve që religjionet janë vlerë e jona dhe instrument i tyre. Religjioni është tepër i rëndësishëm për ta lënë në dorën e ekstremistëve. Është koha e një fitore të humanizmit liberal. “ “Republika e Kosovës është nj vend i vogël, por ka pasur rastin ta trashëgojë një traditë të mirëkuptimit dhe jetesës së përbashkët të religjioneve të ndryshme,” ka thënë Veseli, njofton Klan Kosova. Më tej kryetari i PDK-së, ka përmendur vlerat e shoqërisë kosovare duke marr shkas edhe nga ngjarjet historike që sipas Veselit e pasurojnë kulturën tonë dhe jetesës në tolerancë. “Është historia e një vendi ku janë takuar perandoritë dhe kulturat e ndryshme.” “Sot vendi ynë mburret që është pjesë e kësaj historie.” “Vendi jon krijoi identitetin multireligjioz që mbart në vete shumë religjione dhe mirëkuptim.” “Jemi krenarë për këtë traditë dhe kjo traditë është në përputhje me vizionin tonë për të ardhmen, që është vizion evropian dhe euroatlantik. Nuk kemi asnjë vizion përpos kësaj. Qytetarët e Kosovës janë pro perëndimor,” ka thënë Veseli. Në këtë ekspoze nuk ka mbetur pa u përmendur edhe artikulli i shumë përmendur i New York Times për Kosovën, ku cilësohet si vend i plleshëm me ekstremizmin. Këtë raport e Veseli e ka quajtur paragjykues dhe si rezultat i disa njerëzve që me qëllim apo pa qëllim po e portretizojnë Kosovën kështu. “Kohëve të fundit jemi përballur me një tendencë herë të qëllimshme herë jo për ta paraqitur Kosovën si vend të plleshëm për ekstremizmin. Kjo nuk është e vërtetë , është perceptim, paragjykim dhe kjo kurrë nuk i ka kontribuar paqes mes njerëzve.” “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe aleatët tanë na kanë përgëzuar për rezultatet në këtë luftë,” ka përfunduar Veseli, njofton KlanKosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025