Veseli, BE-së: Presim qasje të sinqertë nga ana juaj NULL NULL 16.12.2018 14:17 16.12.2018 14:17 Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka dërguar një porosi për Bashkimin Evropian, pas vendimeve qe shteti i Kosovës ka marrë kohëve të fundit. Në një postim në Twitter, ai ka thënë se presin një qasje të sinqertë nga ana e BE-së. “Pas miratimit të marrëveshjes për demarkacionin, reformave në drejtësi dhe përmbushjes së të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave, më shumë se çdo vend tjetër jo anëtar, ne presim një bashkëpunim më të afërt dhe të sinqertë nga ana e BE-së”, ka shkruar Veseli. Në këtë postim, ai ka vlerësuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeparlamentari gjithashtu ka theksuar se miratimi i rezolutës për dialogun dhe ekipit negociator tregon përkushtimin e Kosovës për marrëveshje dhe gatishmërinë për vendime të mëdha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.