Veseli: Asociacioni formohet mbi parimin e multietnicitetit NULL NULL 02.06.2016 12:52 02.06.2016 12:52 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për medie, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa, ka ritheksuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet vetëm në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. “Jemi të interesuar që me Republikën e Serbisë të kemi raporte të mira. Por ajo nuk pyetet më në Kosovë”. “Asociacioni do të formohet, por vetëm duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, por vetëm duke u respektuar paraimi i multi-etnicitetit. Nuk do të merret asnjë vendim në Kuvendin e Kosovës, e që nuk do të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës”. Ndërsa sa i përket financimit të transmetuesit publik – RTK, Veseli ka thënë se kërkohet më shumë profesinalizëm, por se financimin do ta ketë, njofton Klan Kosova. “RTK-ja e ka mbështetjen e plotë, do ta ketë financimin e duhur, por kërkojmë cilësi më të lartë. Po e them si me shaka, por tek Partia Demokratike e Kosovës përcillet vetëm kryetari i partisë, ndërsa tek partitë opozitare dhe zëdhënësit marrin mbulim”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 9 orë më parë
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 10 orë më parë
Kosova Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës 11 orë më parë