Vesa Luma po rikthehet me pesë këngë të reja NULL NULL 03.04.2024 15:26 03.04.2024 15:26 Vesa Luma Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, e cila tashmë e një kohë i ka munguar skenës muzikore, ka paralajmëruar rikthimin e fuqishëm në muzikë. Këngëtarja e cila ka pesë vjet nga shkëputja e saj nga muzika po rikthehet me plot pesë këngë të reja. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Vesa paralajmëroi se është rikthyer “All In” dhe do na shpërblejë për gjithë pritjen e gjatë të këtyre viteve. Me këtë postim, ajo na bëri edhe më tepër kurioz për muzikën e re të cilën ashtu sikur ju edhe ne po e presim me padurim.