Vërshimet në Shqipëri: Rama ndan pamje nga terreni – falënderon ekipet NULL NULL 11.01.2026 08:41 11.01.2026 08:41 Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka ndarë këtë të diel pamje nga puna që po vijon në terren pas vërshimeve të mëdha që kanë përfshirë Shqipërinë. Në postimin e publikuar në Facebook, Rama shprehu falënderimin për të gjithë ekipet e angazhuara këto ditë në kushtet e motit të keq. “Mirëmëngjes, dhe me punën që po vijon, si dhe me falënderimin për të gjithë ekipet e angazhuara këto ditë në mot të keq, ju uroj një të diel të qetë”, shkroi ai./Klankosova.tv