Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vërshimet në Pejë, banorët me ankesa ndaj komunës (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 19.01.2023 20:39

Komuna e Pejës gjatë të enjtes është përballur me një mori dëmesh si pasojë e reshjeve të shiut.

Kjo është vërejtur veçanërisht në disa fshatra ku banorët ankohen për dëme edhe në ekonomitë familjare, meqë uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive.

Ata u ankuan se nuk ka intervenuar komuna për të zgjidhur telashet që nisën tash e tri ditë.

Megjithatë, komunarët deklarojnë se gjatë gjithë ditës kanë qëndruar në terren për ta verifikuar situatën.

Qytetarët u këshilluan t’i raportojnë dëmet për të cilat do bëhet një raport që do t’i dërgohet edhe qeverisë për të kërkuar ndihmë.

klankosova.tv

lajme të ngjashme