Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vërshimet në Deçan bllokojnë rrugët, qytetari gjen zgjidhje të pazakontë

NULL NULL
08.01.2026 07:07
Foto nga lexues të Klankosova.tv

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në Deçan, duke vështirësuar qarkullimin e lirë të qytetarëve.

Si pasojë e rrugëve të mbuluara nga uji, dhe në bazë të pamjeve të dërguara në redaksi të Klankosova.tv, një qytetar është detyruar të përdorë motor uji për të lëvizur.

Pos Deçanit, përmbytje u raportuan edhe në komuna të tjera të Kosovës, ku autoritetet lokale kanë bërë të ditur se ekipet emergjente janë në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës.

lajme të ngjashme