Vërshimet ndalojnë mësimin në Vushtrri (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 15.06.2023 20:44 nga Qendresa Bellagoshi 15.06.2023 20:44 Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim që përveç të enjtes, mësimi të mos mbahet as të premten. Kjo si pasojë e rrezikut për vazhdimin e vërshimeve të cilat shkaktuan dëme edhe në disa institucione arsimore. Përveç kësaj, disa prej shkollave janë përcaktuar për t’i lënë në gatishmëri në rast se ka nevojë të evakuohen qytetarët. Në këtë komunë, dëme pësuan edhe ekonomitë familjare e bizneset, derisa nga e mërkura komuna morri vendim për ngritje të gatishmërisë emergjente, derisa komisioni përkatës do të bëjë edhe vlerësimin e dëmeve. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.