Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Verrati: Ibra s’duhet të largohet

NULL NULL
08.08.2015 10:36
Mesfushori italian shpreson që Zlatan nuk do të largohet nga Parisi, megjithë interesimin nga Milan e Manchester United.

Marco Verratti shpreson se i jashtëzakonshmi, Zlatan Ibrahimoviq, nuk do të largohet nga klubi.

Ibra është në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG dhe është lidhur me kalime tek Manchester United, Galatasaray e Milan.

Verrati të gjitha këto i sheh si spekulime, ndaj do ta shohë Ibrahimoviqin, që mungoi në fitoren e së premtes ndaj Lille, të vazhdojë në Paris.

“S’ka rëndësi a e pëlqeni apo jo, Ibrahimoviq është i jashtëzakonshëm”.

“Trofetë e shumtë të fituar nga klubi kanë edhe vulën e tij. Ai e ka ndihmuar PSG-në të rritet dhe ne jemi krenarë që luajtëm krah tij”.

“Natyrisht, kur je në nivelin e tij është normale që të jesh i lidhur me transferim tek klubet më të mëdha të Europës”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.