Veriu iu takon “Dardanëve”, ”Fadil Vokrri” mes flamujve kombëtarë e shtetërorë NULL NULL 10.09.2018 17:55 10.09.2018 17:55 Tifozët e përfaqësues së Kosovës, ‘Dardanët’ kanë arritur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Sipas vendosjes së transparentit të tyre, ata do të qëndrojnë në pjesën veriore të stadiumit, njofton Klan Kosova. Përpos mbishkrimeve të këtij grupi të tifozëve, nuk mungon as fotografia e ish presidentit të FFK –së njëherësh legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, i cili shihet i rrethuar nga flamuj kombëtar e shtetëror . Kosova zhvillon ndeshjen e parë në ‘Fadil Vokrri’, kundër Ishujve Faroe duke filluar nga ora 20:45,ku të gjithë presin fitore nga ‘Dardanët’. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.