Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veriu i Kosovës me natyrë mahnitëse, Gashi: Ka raste kur sulmohen turistët malor nga serbët (VIDEO)

NULL NULL
nga Enis Reçica 01.06.2023 11:42

Veriu i Kosovës, është temë kyçe në këto ditë. Kriza politike atje, mbase është kryefjala dy dekadave të fundit në gjithë Kosovën.

Por, veç krizave, ajo pjesë, përfshirë Komunën e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut, ka atraksione të bukura natyrore. Kristian Gashi nga Klubi Alpin Prishtina, në Sytë 7 në Klan Kosova ka thënë se kanë shkuar disa herë në malet e asaj zone, të cilat kanë bukuri mahnitëse. Ai, ka thënë se fokusi në turizmin malor në veri të vendit, do të ndikonte  edhe në aspekte politike, duke e inkuadruar popullsinë andej.

Megjithatë, Gashi, në Sytë 7 në Klan Kosova, bëri me dije se kanë pasur raste kur janë sulmuar nga grupe kriminale serbe, veç pse janë identifikuar turistët malor si grup shqiptarësh. Bile, sipas tij, krizat e tilla politike në veri, po ndikojnë negativisht edhe në turizmin e pjesës tjetër të Kosovës. Anëtari i Klubit Alpin Prishtina, në Sytë 7, bëri me dije se ka grupe ndërkombëtare alpinistësh që kanë anuluar vizitat në Kosovë aktualisht, pasi e shohin si vend jo të sigurt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.