Vera erdhi, ruajeni lëkurën NULL NULL 15.05.2015 21:02 15.05.2015 21:02 Vera erdhi, plazhet dhe pishinat po ju presin. Kujdesi ndaj lëkurës tuaj këto ditë është shumë i rëndësishëm. Rol të rëndësishëm për kujdesin ndaj lëkurës, luan edhe ushqimi. Vera erdhi, plazhet dhe pishinat po ju presin. Kujdesi ndaj lëkurës tuaj këto ditë është shumë i rëndësishëm. Rol të rëndësishëm për kujdesin ndaj lëkurës, luan edhe ushqimi. Në ditët e verës e tëra që duam është një lëkurë e nxirë. Por bashkë me rrezet e diellit që marrim, ne i ekspozohemi edhe rrezikut. Rrezet ultraviolete janë kancerogjene, mirëpo nëse konsumoni ushqimet e duhura, ju mund ta mbroni lëkurën tuaj nga këto rreziqe. Disa nga ushqimet që mund të ju mbrojnë nga rrezet e diellit të cilat janë kancerogjene janë këto: Domatet Sa më të kuqe aq më mirë. Domatet janë të pasura me lycopene, antioksidant i njohur për mbrojtjen e lëkurës nga dielli. Hani sa më shumë sallatë të kombinuar me domate. Farat e kungullit Jo vetëm që na pëlqen t’i kamë për qejf, por ato janë edhe të shëndetshme. Farat e bardha apo farat e kungullit, janë të pasura me zink,mineral i cili vepron natyrshëm si antioksidant dhe anti-inflamatore. Ato të mbrojnë nga rrezet ultravjollce dhe gjithashtu edhe nga bakteret të cilat shkaktojnë aknet. Çaji i gjelbër Herën e ardhshme që dilni për kafe në njërën nga ditët e verës, sakrifikojeni filxhanin e kafesë. Porositni çaj të gjelbër. Ky lloj i çajit është jashtëzakonisht i dobishëm për lëkurën tuaj. Dhe jo vetëm aq. Edhe metabolizmi do të ju funksionojë më mirë nëse konsumoni çaj të gjelbër. Vaji i ullirit Tashmë e dini se vaji i ullirit, baza e dietës Mediterane, është allternativë shumë më e mirë se margarina apo gjalpi. Por ajo që nuk e keni ditur është se ky vaj është i pasur me omega3. Vaji i ullirit me vetitë anti-oksiduese, jo vetëm që ju mbron nga kanceri në lëkurë por edhe nga rrudhat në fytyrë. Specat e kuq Vitamina C është çelësi për akumulimin e kolagjenit dhe luftimit të rrudhave. Instinktivisht kur përmendet vitamina C parimisht në mendje ju shkon limoni apo portokalli. Por, specat e kuq përmbajnë edhe më shumë nga kjo vitaminë. Plus, ato kanë nivel shumë më të ultë sheqeri, dhe konsumimi i tyre gjatë verës ndihmon në mbrojtjen e lëkurës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.