“Vera andrron detin”, me premierë edhe në Suedi NULL NULL 14.01.2022 17:04 14.01.2022 17:04 Filmi “Vera andrron detin” do të ketë premierën e saj në festivalin e filmit suedez “Goteborg”, në shkurt të këtij viti. Në njoftimin e filmit thuhet se ata janë të kënaqur dhe të nderuar me këtë selektim që u është bërë në edicionin e 45-të të këtij festivali. Filmi do të shfaqet për katër herë, në datat 2, 3, 4 dhe 6 shkurt, transmeton Klankosova.tv.