Veprimet që ndalohen rreptësisht pasi keni ngrënë NULL NULL 05.10.2022 00:39 05.10.2022 00:39 Për të siguruar një shëndet të mirë, duhet të jeni të disiplinuar kur bëhet fjalë për oraret e vakteve. Tretja jo e duhur mund të çojë në një sërë çështjesh shëndetësore, prandaj është thelbësore të dini se çfarë të hani dhe të konsumoni ushqim me kujdes. Themeluesi i “Half Life to Health”, Nidhi Sharma, ka treguar disa gjëra që duhet të bëni para dhe pas një vakti ushqimor, në mënyrë që të përmbushën qëllimet e ushqyerjes, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv. Më poshtë gjeni tetë gjërat që s’duhet të bëni pasi keni ngrënë: Shmangni dushin: Pas ushqimit, gjaku kalon rreth stomakun për të ndihmuar tretjen e ushqimit dhe kur bëni dush, temperatura e rupit ndryshon. Për të kthyer trupin në temperaturën e tij normale, gjaku kalon në sipërfaqen e lëkurës nga sipërfaqja e stomakut, kështu çon në tretje të dëmtuar dhe të ngadaltë, transmeton klankosova.tv. Shmangni ushtrimet: Ushtrimet e forta menjëherë pas një vakti mund të prishin procesin e tretjes. Ushtrimet mund të shkaktojnë dhimbje barku dhe çojnë në të vjella. Shmangni gjumin ose dremitjen: Dëshira për t’u shtrirë pas një vakti është mjaftë e zakonshme. Kjo bën që lëngjet e tretjes të ngrihen, duke shkaktuar urth të rëndë. Shmangni pirjen e tepërt të ujit: Uji ngadalëson procesin e tretjes. Pirja e tepërt e ujit hollon acidin e stomakut dhe dëmton tretjen. Shmangni aktivitetet që përfshijnë përkuljen përpara: Mund të shkaktojë refluks acidi. Shmangni ngrënien e frutave pas vaktit: Mund të zvogëlojë përthithjen e lëndëve ushqyese nga frutat. Shmangni pirjen e çajit/kafes: Ato përmbajnë disa komponime fenolike që ndërhyjnë në përthithjen e disa lëndëve ushqyese si hekuri. Shmangni konsumimin e alkoolit ose pirjen e duhanit: Megjithëse janë të dëmshme për trupin, marrja e tyre pas një vakti rrit rreziqet për shëndetin. Sipas ekspertit, këto janë aktivitetet që mund të bëni pas një vakti: Të lëvizni, por pa bërë asgjë intensive: Është e rëndësishme të jeni aktiv, por të mos e teproni.