Veprimet e opozitës e acarojnë qeverinë (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 25.05.2023 22:36 nga Flamur Gajtani 25.05.2023 22:36 Tri ditë rresht me ankesa për të njëjtën gjë. Pushtetit s’po i pëlqen hiç që opozita po ia konteston projektligjet në Gjykatën Kushtetuese duke shtuar se kështu po u pengohen reformat që këta po duan t’i bëjnë. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën, shefi i saj në qeveri Albin Kurti të martën e kolegu i Financave, Hekuran Murati të hënën, theksuan se minoranca po u nxerr telashe. Partia më e madhe opozitare, këto deklarata po i sheh si mosdije për të qeverisur, njofton Klan Kosova. PDK-ja thotë se po kundërshton me instrumente parlamentare e jo vrazhdë siç bënte VV dikur. Edhe shoqëria civile i vlerëson të pavenda akuzat e partisë në pushtet ndaj rivalëve. Sipas FOL-it, ligjet duhet hartuar mirë e konform Kushtetutës që të njëjtat të mos hidhen poshtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë