Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Venecia II” në Tiranë, emërimi dhe betimi i anëtarëve të Kushtetueses

NULL NULL
14.02.2020 09:00

Misioni tjetër i Komisionit të Venecias nis sot takimet dyditore në Tiranë.

Pasi janë njohur me dokumentacionin dhe pyetjet që palët kanë depozituar pranë Komisionit për Demokraci përmes Ligjit, ekspertët e tij, do të marrin nga afër versionin e secilit, sa u përket procedurave të ndjekura për hapjen e garës, filtrimin, zgjedhjen dhe betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Takimet nisin në Kuvend me kryeparlamentarin Ruçi dhe më pas me anëtarët e Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit.

Në mesditë, ata do të jenë në presidencë me Ilir Metën, ndërsa pasdite takojnë Arta Vorpsin, e cila bëri një betim te noteri pasi presidenti e refuzoi si të zgjedhur.

Takimi me Ardian Dvoranin, kryetar i Këshillit të Emërimeve në drejtësi, do të jetë nesër paradite./ A2 CNN

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.