Vendoset për masa shtesë në vend të shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme NULL NULL 12.07.2020 16:33 12.07.2020 16:33 Nën kryesimin e kryeministrit Avdullah Hoti, sot është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës për të diskutuar rreth mundësisë së shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme. Në një konference për media, Hoti ka njoftuar se në Këshillin e Sigurisë ka pasur një pajtueshmëri që të ndërmerren masa shtesë anti-Covid, njofton Klan Kosova. “Lidhur me diskutimin dje the sot për menaxhimin e Covid-19, siç e keni parë në bazë të shifrave që po prezantohen nga IKSHPK gjendja po rëndohet dhe jemi gati në limitet e kapacitetet shëndetësore”. “Jemi duke bërë të pamundurën që të krijojmë kapacitete shtesë shëndetësore. Në emër të Qeverisë shprehi keqardhje për të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e Covid-19”. “Në javët e fundit ne kemi marrë një numër të madh të masave që kanë qenë masa për të shtuar kapacitetet tona shëndetësore dhe për t’u përgatitur për të ardhmen duke organizuar komplet shërbimin spitalor, duke nisur procedurat për blerjen e testeve shtesë, etj”. “Sapo e kryem edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme që të shkojmë përpara me skenarin e parë: ndërmarrjen e masave shtesë dhe në zbatimin e atyre masave, si dhe ta përcjellim situatat duke mos përjashtuar masën e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.