Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vendimi i ZRRE-së për tregun e lirë, Muharremi: Qeveria me sadizëm po e ndëshkon ekonominë

NULL NULL
10.06.2025 11:58

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi ka thënë se qeveria në detyrë dhe institucionet publike po i godasin bizneset e veta, dhe siç tha ai me “sadizëm” po e ndëshkojnë  ekonominë e vet.

Kësisoj ai ka komentuar përmes një postimi në Facebook vendimin e fundit të ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë elektrike.

“Një ditë vikendi në dhjetor, para zgjedhjeve nacionale, Qeveria e Kosovës, pa paralajmërim e pa planifikim, vendosi me i nda shtesat nga 100 euro ku përfituan deri 700,000 persona. Besoni ose jo, kostoja e atij vendimi elektoral ishte rreth 70 milionë euro. Efektet ekonomike, rritje e importit dhe deficitit, se 80% dolën jashtë ekonomisë”.

“E sot kur me vetëm me 35 milionë euro (gjysma e atyre dhuratave për vota) mundesh me i ndihmu bizneset vendore që përfaqësojnë gjysmën e ekonomisë, qeveria po heziton. Fjala është për përjashtimin e papërgatitur të bizneseve nga tregu i lirë i energjisë, ku nuk ka konkurrencë dhe sipas vetë bizneseve, oferta e energjisë është deri 300% më e lartë. Kjo i bën më pak konkurrente produktet vendore, dhe ndikon në rënie të shitjeve, rritje të importeve që kanë kalu 6 miliardë në vit në mallra:.

“Si me i përshkru institucionet publike që i godasin bizneset e veta, që e ndëshkojnë me sadizëm ekonominë e vet? Të çmendur? Injorantë? Jokompetentë? Apo malinjë me vetëdije? Sepse kur e ndëshkon dorën që të ushqen, ata që e mbajnë vendin gjallë, ti e ke humb kontaktin me realitetin”.

“Në vend që të ju ofrojë bizneseve tona energjinë e KEK-ut, që prodhohet me resurse publike dhe ka kosto 30 euro për MËh, qeveria i përjashton, nuk e përgatit tregun, i lë nën mëshirën e monopolit dhe në fund… ua rrit faturat deri në 300%”, shkruan ai mes tjerash në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.