Vendimi i PZAP-së, PAK dorëzon ankesë në Supreme NULL NULL 27.01.2021 14:32 27.01.2021 14:32 Partia e Ashkalinjëve të Kosovës ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP), për mos certifikimin e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin. Sekretari i kësaj partie Qazim Rrahmani ka thënë se janë kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. “Jemi kundër vendimit që të mos certifikohen katër kandidatë për deputetë, vendim ky i cili bie ndesh me Kushtetutën, mendoj është absurde vendimi për shkak gjobave 20, 30 euro”, tha Rrahmani. Madje siç shkruan EO, ai ka përmendur edhe rastin e ish-deputetit Etem Arifi, duke thënë se e njëjta kryetare e KQZ-së Valdete Daka në atë kohë ka vepruar ndryshe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025