Vendimi i PZAP-së: Kurti dhe të tjerët mbeten jashtë listave

Vendimi i PZAP-së: Kurti dhe të tjerët mbeten jashtë listave

NULL NULL
1 month më parë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike për moscertfikim të kandidatëve për deputetë, njofton Klan Kosova.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate janë disa prej subjekteve politike që kanë dorëzuar ankesë në PZAP.

I njëjti vendim vlen edhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Në listën e kësaj partie nuk do të lejohen Gani Dreshaj, Shqipe Kastrati e Rrahim Ajeti. AAK-ja më herët gjatë ditës njoftoi se i ka zëvendësuar tre emrat.

Këto ankesa u bënë pasi KQZ-ja votoi që të mos lejohen që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidatët për deputetë që kanë dënime të formës së prerë nga gjykatat, në tri vitet e fundit.

Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme. Supremja do të ketë tre ditë afat për vendim.

Procesi i certifikimit mbyllet më 31 janar.