Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vendimi i Kushtetueses, kryesia dhe deputetët e PDK-së mblidhen sot

NULL NULL
26.03.2026 07:00

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se PDK-ja e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili u kuptua të mërkurën.

“Ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si institucion kyç i rendit demokratik, ashtu siç kemi vepruar gjithmonë”, ka thënë shkurtimisht Çitaku, duke treguar se PDK-ja do t’i mbledhë sot organet e saj drejtuese për të diskutuar për zhvillimet e reja dhe hapat e ardhshëm, transmeton Klankosova.tv.

Partia Demokratike e Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka thirrur menjëherë për ditën e enjte në orën 14:00, mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar.

lajme të ngjashme