Vendimi i KQZ-së, prishen “minivotat” e liderëve veriorë (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 25.07.2023 20:23 nga Flamur Gajtani 25.07.2023 20:23 Nga 43500 fletëvotimet e shtypura nuk u përdorën as 5 për qind. Dalja e ulët në zgjedhjet e 23 prillit në 4 komunat veriore, bëri që shumica dërrmuese e materialeve të mbesin të pashfrytëzuara, raporton Klan Kosova. Pasi nuk ka ndonjë kontest rreth këtyre materialeve, të martën në mbledhjen e KQZ-së u vendos që ato të shkatërrohen. Edhe buxheti u desh të ri-dizajnohet shkaku i votimeve të jashtëzakonshme, sipas Sekretarit të KQZ-së Burim Ahmetaj. Për buxhet foli edhe një tjetër anëtar i KQZ-së. Veçse Sami Kurteshit të LVV-së iu duk pak 20 për qind e harxhuar për mallra e shërbime kur ka kaluar gjysma e vitit. Në mbledhje u bë edhe zëvendësimi i asamblistit të dorëhequr të LVV-së në Prishtinë, Rashit Gashi të cilin do ta pasojë Edmond Azemi. /Klankosova.tv