Vendimi i KAS: Do rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin NULL NULL 13.06.2025 13:04 13.06.2025 13:04 Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin. Vendimi erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila ka paraqitur dyshime për parregullsi të evidentuara në pamjet filmike të procesit zgjedhor, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv. Me kërkesë të dy anëtareve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, u vendos hapja e të gjitha kutive te materiale zgjedhore dhe kutive të votave për KZAZ të Peqinit dhe Gramshit.