Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në syrin e mediave të huaja NULL NULL 29.05.2020 09:19 29.05.2020 09:19 Vendimi i mbrëmshëm i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ku i jep të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për Kryeministër, ka zë vend edhe në mediat ndërkombëtare. Ky verdikt final si dhe performanca e aktivistëve të Vetëvendosjes, është bërë lajm i mediave të huaja si Reuters, The New York Times, France 24, njofton Klan Kosova. Sipas Reuters, Gjykata Kushtetuese tashmë ka qartësuar rrugën për votimin e Qeverisë së re të Kosovës. Më tej theksohet edhe kundërshtia e partisë së udhëhequr nga Kryeministri në largim i vendit Albin Kurti, duke paralajmëruar për protesta. Ngjashëm shkruan edhe The New York Times, ndërsa potencon se organi më i lartë shtetëror, ka vlerësuar përfundimisht që Qeveria e re mund të formohet pa zgjedhje të reja, dhe se dekreti i Presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, është në përputhje me Kushtetutën. Prestigjozja amerikane duke iu referuar Reuters, gjithashtu përmend edhe historikun e rrëzimit të Qeverisë Kurti, duke thënë se mosmarrëveshjet me LDK-në, partnerin e saj kryesor bashkëqeverisës për çështjet e pandemisë dhe çështjen e heqjes së tarifës ndaj mallrave serbe, çuan deri në prishjen e koalicionit. Mediumi me bazë në Paris, France 24, shkruan se Gjykata Kushtetuese vendosi vonë të enjten se Qeveria e re mund të formohet pa mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë