Vendet e Ballkanit Perëndimor rrisin kapacitetet me dronë ushtarakë (VIDEO) NULL NULL 18.06.2025 10:55 18.06.2025 10:55 Shtetet e Ballkanit Perëndimor po investojnë gjithnjë e më shumë në teknologjinë ushtarake ajrore, me fokus të veçantë në dronët ushtarakë. Në këtë garë të armatimeve ajrore, Serbia dhe Kroacia kryesojnë me flotat më të zhvilluara dhe kapacitetet prodhuese vendore. Serbia ka shtuar numrin e dronëve ushtarakë përmes blerjeve nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli, ndërkohë prodhon edhe mini-dronë vendas. Kroacia ka blerë dronë të avancuar nga Turqia, ndërsa ka filluar poashtu edhe prodhimin e mini-dronëve të saj, njofton Klankosova.tv. Kosova, ndërkohë, ka hyrë në tregun e dronëve ushtarakë përmes bashkëpunimit me Turqinë, nga ku ka blerë dronë për qëllime mbrojtëse dhe zbulimi. Mali i Zi ka blerë dronë nga Sllovenia dhe ka njoftuar planet për të blerë dronë të tjerë, si dhe për të filluar prodhimin e tyre në të ardhmen. Në Bosnje dhe Hercegovinë, Turqia ka premtuar dhurimin e dronëve ushtarakë. Njëherësh edhe Maqedonia e Veriut aktualisht ndodhet në proces të prokurimit të dronëve ushtarakë, duke synuar të forcojë kapacitetet e mbikëqyrjes dhe të mbrojtjes së hapësirës ajrore. Për detaje më shumë, ndiqeni përmbledhjen e gazetarit Enis Reçica në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.