Vëllezërit Jonas vizitojnë në spital fansen që mungoi në koncert NULL NULL 02.09.2019 15:00 02.09.2019 15:00 Para se të performonin në Hershey Park Stadium të shtunën mbrëma, Nick, Jole dhe Kevin, si dhe Priyanka Chopra Jonas, shkuan në një spital të zonës ku vizituan fansen e tyre Lily Jordan, e cila po i nënshtrohej një seance kimioterapi dhe nuk kishte mundësi të shkonte në koncertin e grupit. Disa orë para vizitës, me qindra njerëz, përfshirë kongresmenin Scott Perry, shpërndanë në rrjetet sociale një postim të Jordan ku ajo fton grupin ta vizitojë në spital. “Jonas Brothers, supozohet të jem në koncertin tuaj nesër, por për fat të keq, do të jem në anën tjetër të rrugës duke bërë kimioterapi,” shkruajti Jordan në një postim në Instagram. “Nëse doni të më vizitoni, mund t’ju jap numrin e dhomës.” “Vërtet, doja shumë t’i takoja. Bëjini tag te ky postim ose postojeni në Instagramet tuaja. Bëni diçka për mua,” shtoi ajo. Kaq u desh dhe të tre vëllezërit Jonas, bashkë me Priyanka, vizituan Jordan në spital para se të performonin. “Faleminderit që na ftove,” thotë Kevin në një video të publikuar nga spitali. “Pamë mesazhin tënd dhe duhej të vinim,” shtoi Joe. View this post on Instagram A gal can dream! #lilyseesthejonasbrotherschallenge2019 #survivingandthriving #thesunwillriseandwewilltryagain PS the amount of love and support I started feeling as soon as I posted this on my story made my heart so full and warm it’s all because of you guys so thanks because y’all are the best ever 💖💖 A post shared by Lily Jordan 🌈 (@lilyinchallengermode) on Aug 30, 2019 at 12:40pm PDT