Vëllaznimi prezanton superblerjen Daniel Lekndreajn NULL NULL 26.12.2023 19:41 26.12.2023 19:41 Klubi i Basketbollit, Vëllaznimi ka njoftuar se ka nënshkruar me Daniel Lekndreajn. Këtë ekipi nga Gjakova e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, ku potencoi se shkathësitë e Lekndreajt do t’u hyjnë shumë në punë. “Mirësevjen në djepin e kulturës dhe tempullin e basketbollit kosovar, Daniel”. “KB Vëllaznimi ka kënaqësinë të konfirmojë edhe zyrtarisht se ka nënshkruar me superyllin vendor, Daniel Lekndreaj. Për të jetësuar këtë transferim, klubi ka punuar intensivisht në kohët e fundit duke plotësuar dëshirën e lojtarit, e cila përputhet me vizionin e klubit tonë, duke qenë prej klubeve më të organizuara në vend”, thuhet në njoftim. “Daniel Lekndreaj njihet si lojtar me shpirt luftarak, një forcë e papërballueshme për kundërshtarët në fazën e mbrojtjes dhe mjaft agresiv në fazën sulmuese. Ai posedon një set të gjerë të shkathtësive basketbollistike dhe loja e tij multi-dimensionale do të mbush atë që na mungoi në disa reparte”. Lekndreaj ka një mesatare të karrierës prej 11.6 pikësh, 8.9 kërcimesh, 2.7 asistimesh, 1.2 topash të vjedhur e 0.4 ballokadash. Ai është 26 vjeçar dhe është i gjatë 192 cm. Lekndreaj mund të luajë në disa pozita combo si 4 (PF) ashtu edhe 3 (SF). Danieli dallohet për mençurinë që e karakterizon në lojën e tij. Te Sigal Prishtina ai ka pasur mesatare sezonale prej 13.1 pikësh e 6.7 kërcimesh, te KB Peja mesatare prej 11.6 pikësh e 8.9 kërcimesh dhe përqindje prej 32.6% nga vija për tri pikë. Konsistenca e tij u dallua edhe te KB Bashkimi me 12.8 pikë, 9.1 kërcime, 2.2 asistime dhe 1.7 topa të vjedhur në hiç më pak se 29 ndeshje kampionale përgjatë gjithë sezonit 2022/2023.