Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vëllaznimi e çon deri në shtesë, por Prishtina arrin gjysmëfinalen e Plejofit

NULL NULL
16.04.2025 21:23
FOTO: K.B. Prishtina

Sigal Prishtina ka kaluar në gjysmëfinale të Plejofit në Superligën e Kosovës.

Plisat fituan ndaj gjakovarëve me rezultat 86:82, duke e fituar 2:1 serinë çerekfinale.

U desh shtesa ta përcaktonte fituesin pasi rezultati në kohë të rregullt mbaroi 74:74, kur Vëllaznimi barazoi dramatikisht në minutën e fundit.

Më së shumti pikë në ndeshje pati Jordan Davis i Prishtinës, 22.

Ndërkaq, Jericole Hellems ishte më i miri te Kuq e Zinjtë me 21 sosh.

Ata në fazën tjetër do të kenë punë me Trepçën e cila u rendit e dyta në sezonin e rregullt.

 

lajme të ngjashme