Vëllaznimi asnjëherë pasluftës s’ka luajtur në gjysmëfinale, a mund t’ia dalë sot? NULL NULL 16.04.2025 15:00 16.04.2025 15:00 Vetëm në edicionin 2020/2021, Prishtina nuk mundi të kualifikohet në gjysmëfinale të Playoff-it. Që nga paslufta, kryeqytetasit kanë qenë çdo herë tjetër në mesin e katër skuadrave më të mira të Superligës basketbollistike, njofton Klankosova.tv. “Bardh e kaltërit” sonte e synojnë ta eliminojnë Vëllaznimin e Gjakovës, në ndeshjen e tretë çerekfinale, pasi në dy të parat, të dyja ekipet morën nga një fitore. Nga ana tjetër “Kuqezinjtë” që nga paslufta, s’kanë arritur asnjëherë të luajnë në 1/2-ën e finales, andaj sonte në “Pallatin e Rinisë” në kryeqytet do të luftojnë për një momentum të dytë hsitorik, pas triumfit në Ligën Unike. Prishtina mbetet klubi më i trofeshëm i Kosovës, pasi janë shpallur kampionë plot 14 herë, teksa gjakovarët nuk e kanë pasur asnjëherë epitetin e më të mirit në elitën kosovare të basketbollit, raporton Klankosova.tv. Kjo super ndeshje transmetohet ekskluzivisht në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion. Komentator, Agon Fehmiu!