Veliu merr përkrahje nga ambasadorja e Holandës NULL NULL 11.03.2020 14:21 11.03.2020 14:21 Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Gerrie Willems. Fillimisht, ministri Veliu e njoftoi ambasadoren Willems për prioritetet e tij si ministër i MPBAP, duke theksuar luftimin e të gjitha llojeve të krimit, me theks të veçantë luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe veprimtarive të tjera kriminale, të cilat cenojnë sigurinë në Kosovë, njofton Klan Kosova. Gjithashtu, ministri Veliu bëri të ditur se në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve të institucioneve të sigurisë do ta thellojë më tej bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë. Ministri Veliu e falënderoi shtetin e Holandës për mbështetjen që i ka dhënë Ministrisë përmes projekteve për ngritje të kapaciteteve. Ambasadorja Willems uroi ministrin Veliu për postin e tij të ri dhe u shpreh e gatshme që të përkrahë Kosovën në forcim të institucioneve dhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, në linjë me kriteret relevante ndërkombëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 9 orë më parë