Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veliu emëron në cilësinë e koordinatorëve nacional, katër zëvendës ministra

NULL NULL
21.09.2020 16:18

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka njoftuar se në bazë të kompetencave dhe përgjegjësie si ministër i Punëve të Brendshme, sot ka emëruar në cilësinë e koordinatorëve nacional, zëvendës ministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për strategjitë e përcaktuara.

Këta janë koordinatorët:

Agron Bacaj – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

– Koordinatorit Nacional kundër krimit të organizuar,

– Koordinatorit Nacional për parandalimin e krimit dhe

– Koordinatorit Nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve

Zafir Berisha – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

– Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, dhe

– Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Emergjencave.

Milan Radojević – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

– Koordinatorit Nacional kundër narkotikëve;

– Koordinatorit Nacional për siguri në bashkësi, dhe

– Koordinatorit Nacional kundër trafikimit me njerëz.

Yildiray Bajram – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:

– Koordinatorit Nacional për Menaxhim të Integruar të Kufirit;

– Kordinatorit Nacional për Riintegrim, dhe

Riatdhesim të Personave dhe të Koordinatorit Nacional për Migrim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.