Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Velija: Veseli nuk ishte konkret në ofrimin e zgjidhjeve për problemet (VIDEO)

NULL NULL
20.09.2019 00:11

Analisti politik Dardan Velija ka vlerësuar se kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ishte konkret në identifikimin e problemeve por jo në ofrimin e zgjidhjeve për to, njofton Klan Kosova.

Velija në Analizën Zgjedhore përmendi edhe mënyrën se si Veseli e theksonte ulësen në OKB por jo njohjen nga Serbia, njofton Klan Kosova.

”Kadri Veseli ishte konkret në identifikimin e problemeve, por nuk ishte konkret në ofrimin e zgjidhjeve. E përmendi bilancin tregtar, disa herë, por atë e vinte në një kontekst më të madh të luftimit të korrupsionit, por nuk tha për sa do të zgjas ky plan.

”E vinte theksin tek ulësja në OKB por nuk e dëgjova të përmendte njohjen nga Serbia. Sa i përket raporteve me SHBA-të, problemi ynë në raportet tona me Amerikën, ka qenë qasja jonë pranuese. E pranojmë sigurinë nga SHBA-të dhe stabilitetin por nuk kemi arritur ta kapitalizojmë shoqërinë në fusha të tjera. Politikanët ia kontestojnë amerikanizmin njëri-tjetrit”.

”Por nuk vihet në pyetje shtetësia e Kosovës. Kemi kaluar 10 vjeçarin e çlirimit, por në këtë dekadën e re pritet që ne të kapitalizojmë raportin e ngushtë që e kemi me SHBA-të dhe shtetet tjera mike të Bashkimit Europian”.

”Është kërku që të mbahet stabiliteti me çdo kusht. Në këtë kontekst në të gjitha vendet e Ballkanit ka pasur intervenime serioze për ta ngritur rendin dhe Ligjin. Kjo lloj qasje transformuese e ka vendin nga pozita opozitare. Është vështirë e besueshme të bëhet nga pozita e të qenit në pushtet.
Krejt çka po shoh në këtë fushatë është ndërtimi i një konsensusi për reciprocitet”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.