Velija: Suksesi i djemve të Kombëtares ia përmirëson imazhin Kosovës (VIDEO) NULL NULL 15.10.2019 22:19 15.10.2019 22:19 Analisti politik, Dardan Velija, ka komentuar edhe pjesëmarrjen e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që ka dalë i parë nga zgjedhjet e 6 tetorit sipas rezultateve preliminare, në lojën e Kombëtares së Kosovës ndaj Malit të Zi. Ai tha se është e çuditshme se si një “çështje e tillë periferike” bëhet kryelajm, njofton Klan Kosova. “Futbolli është sport dhe në kontekstin tonë është e çuditshme pse një gjë periferike bëhet temë kryesore, shpresoj që për herë të parë dhe të fundit që të mos jetë temë në të ardhmen. Ajo çfarë duhet të jetë çështje është se këta djem ia kanë bërë një favor shumë të madh vendit sepse në 30 vitet e fundit ne e mbushim shtypin ndërkombëtar vetëm me lajme të këqija”. Velija në Analiza Zgjedhore tha se gjithë imazhin e dëmtuar të Kosovës në tre dekadat e fundit mund t’ia ndreqin djemtë e Kombëtares. “Sa herë e sheh emrin Kosovë në mediat ndërkombëtare ose ka të bëjë diçka me çështje të luftës apo me krim e korrupsion ose me konflikt pozitë-opozitë, por shumë pak ka pasë lajme të mira”. “Besoj që është qenësore që të mbushim hapësirën mediale të kontinentit ku jemi në dekadën e ardhshme që ta përmirësojmë imazhin sepse është bastarduar çështja e imazhit. Me një anketë të thjeshtë del që ndikohemi negativisht edhe prej shumë investitorë që mendojnë se Kosova është ende në luftë”. “Dhe nëse ne e furnizojmë hapësirën mediale si këto të futbollit, e që në këtë drejtim punë të madhe do të duhej të bënte edhe shteti apo diaspora që të furnizojë të njohurit e tyre me lajme të mira nga Kosova”. “Nuk jemi ndër shtetet më të varfra në Europë, por edhe ndër shtetet që kemi një tjetër shtet që investon në vazhdimësi që t’ia shkatërrojë imazhin siç jemi ne. Pra këtë e ka bërë Serbia në vazhdimësi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë