Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veliaj, ultimatum ambulantëve: Lironi hapësirat publike

NULL NULL
06.08.2015 15:25

Ka mbërritur 30 minuta me vonese në takimin me gazetarët pranë njësisë 5 në kryeqytet. Por kryebashkiaku Erion Veliaj e kishte një arsye: Pritja e autobusit ne stacion.
Me prezantimin e Violeta Kikës në tagrin e administratores së njësisë 5, Veliaj ka bërë të ditur se aksioni për çlirimin e hapësirave të kësaj njësie nga pushtuesit, ambulantë, apo pronarët e lokaleve, nis pas një jave.

“Do sekuestrohet çdo tavoline lokali, vazo, ushqim që shitet në rrugë, dhe çdo stende që zë parkimin publik pa te drejte kthimi, mos thoni që nuk ju njoftuam. Keni 7 dite kohe.”

Veliaj e përmbylli takimin e tij me një vizitë në kopshtin numer 42 që gjendet pranë njësisë numër 5 në Tirane.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.